Verrati hedh në gjyq L’Equipe

0

Para pak ditësh e përditshmja e njohur franceze L’Equipe boto një shkrim të bujshëm, duke raportuar se Marko Verrati dhe mesfushori tjetër i PSG-së, Matuidi, kishin kaluar tërë natën në diskotekë me këngëtaren amerikane Rihana pikërisht në prag të ndeshjes së humbur 6-1 në Barcelonë.

Lajmi revoltoi tifozët e PSG-së, por Verrati ka mohuar gjithçka dhe tashmë ka vendosur të hedhë në gjyq gazetën franceze.

Gjithçka është konfirmuar nga avokati Karlo Alberto Bruza, i cili është ngarkuar nga Verrati me këtë çështje: “Është një gënjeshtër absolute, një lajm që mundohet të hedhë baltë mbi lojtarin, ndaj nuk do ta lemë të harrohet”.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here


CAPTCHA Image
Reload Image