Verrati: Fitojmë Championsin me dyshen Nejmar-Mbape

Mesfushori italian i PSG-së, Marko Verati ka dhënë mendimin e tij për blerjet e bujshme të klubit francez Nejmar dhe Kilian Mbape. Italiani ka deklaruar se me afrimin e tyre në ekip, PSG-ja ka shumë më tepër shanse për të fituar Ligën e Kampioneve, që mbetet fiksimi i madh i presidentit Naser Al kelaifi, që po investon miliona të panumërt enkas për këtë qëllim. “Ardhja në Paris tek PSG-ja e lojtarëvëe si Nejmar apo Mbape me siguri që do të na japë një shtysë më shumë, sepse bëhet fjalë për dy fenomenë. Ata janë lojtarë të jashtëzakonshëm, që pak ekipe i kanë në përbërje. Liga e kampioneve është një nga objektivat e rëndësishëm për ne dhe me lojtarë si Nejmar apo Mbape shanset tona rriten ndjeshëm”- ka thënë Verrati.

Mesfushori i PSG-së ka folur më gjatë për Nejmar, i cili ka përfunduar në qendër të polemikave pas sherrit me Edinson Kavanin për një 11-metërsh. “Gjëra të tilla duhet të mbeten në shtëpi. Nejmar ka dhënë prova prej 3-4 vitesh se është ndër tre lojtarët më të mirë në botë.” Në fund Verrati ka folur dhe për sfidën me Bajernin dhe Karlo Ançelotin, me të cilin ka punuar për dy vjet. “Ançeloti ka pasur një meritë të jashtëzakonshme në karrierën time. Ka qenë një nga personat më të rëndësishëm për mua sa i përket futbollit. Mendoj se do të jetë një ndeshje e madhe, por aspak vendimtare për ecurinë e klubeve në grupin tonë”- ka mbyllur italiani.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *