Verrati: Chelsea mund PSG-në 4-0!

0

Nuk mund të ketë deklaratë më befasuese, por ja që një italian ia lejon vetes ta thotë … para ndeshjes ama! Mesfushori Marco Verrati ka dhënë një parashikim për t’u habitur në lidhje me ndeshjen e mesjavës në Champions League, PSG – Chelsea. Ylli i skuadrës franceze mori pjesë në një shou të kompanisë “Puma” bashkë me mesfushorin e “Bluve të Londrës”, Cesc Fabregas. I pyetur nga spanjolli se kush do ta fitojë sfidën, Verrati u përgjigj: “Chelsea. Mendoj se do të na mposhtin 4:0! Ne italianët jemi shumë besëtytë, kështu që para ndeshjeve preferojmë që të parashikojmë fitoren e kundërshtarit.”

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here