Verë dasmash te Juventusi, Alegri dhe Ronaldo “ndajnë datën”

Periudha e stuhisë ka mbaruar për Kristiano Ronaldon, i cili u akuzua kohë më parë për përdhunim dhe ndaj tij shpërthyen kritika të shumta. Situata është qetësuar dhe portugezi po zbavitet duke shënuar në stadiumet e Italisë.

Pavarësisht 33 viteve mbi supe, ai vazhdon të luajë me dëshirën e një adoleshenti dhe mbetet shpresa e madhe e Juves për rikthimin e Champions-it në Torino pas 22 vitesh. Sipas lajmeve që vijnë nga “Correio da Manha”, Kristiano i ka kërkuar dorën për martesë të fejuarës së tij, Xhorxhina Rodrigez. Sulmuesi i Juventusit është fejuar pra dy vitesh me bukuroshen spanjolle, me të cilën ka një vajzë të quajtur Alana Martina.

Gjatë festimit të 1-vjetorit të lindjes së vajzës në Londër, Kristiano i ka formuluar Xhorxhinës një propozim emocionues, shoqëruar dhe nga një unzë e shndritshme dhe e shtrenjtë, të cilën Xhorxhina e ka postuar në rrjetet sociale. Përgjigja e saj ka qenë pozitive dhe çifti ka nisur përgatitjet për martesë.

Para pak ditësh ishte radha e trajnerit Alegri, i cili do të martohet në verë me Ambra Anjolinin, ndërsa tashmë është radha e yllit të ekipit për të bërë hapin më të rëndësishëm në jetën e tij.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *