Verdiktet e para, Iliria shpëton dhe çon Tërbunin në ndeshje shtesë

0

Janë luajtur sot një pjesë e madhe të ndeshjeve në javën e fundit të fazës play-off në Kategorinë e Parë.

Ndeshja e ditës, Sopoti-Elbasani, u shty që dje me kërkesë të policisë, që kishte hall tjetër, me mitingjet e opozitës në Tiranë.

Për pasojë, sytë ishin në Fushë-Krujë, ku Iliria priste Tërbunin, finale e vogël për të përcaktuar skuadrën që do të luajë ndeshje shtesë me vendin e dytë në një nga grupet e Kategorisë së dytë.

Në fund festoi Iliria, e cila me vuajtje mori një barazim 1-1, që i mjaftonte për të lënë poshtë pukjanët.

Tërbuni shënoi i pari në pjesën e parë, por mbeti me 10 lojtarë në pjesën e dytë dhe në minutën e 73-të kapiteni Ledio Doçi shënoi golin e sezonit për fushë-krujasit.

Gjithsesi, duartrokitje për Tërbunin, që mes 1000 halleve arriti të evitonte rënien direkte dhe tani ka një shans të dytë në play-off.

Në ndeshjet e tjera, thjesht stërvitje: Shënkolli-Erzeni 3-3, Mamurrasi-Kastrioti 3-0, Shkumbini-Pogradeci 1-1, Dinamo-Apolonia 1-3.

Armand Pasha i Erzenit shënoi dy gola dhe shkon në kuotën e 20 golave, duke u shpallur shënuesi më i mirë i sezonit, ndjekur nga Myrto Uzuni i Apolonisë me 17 gola (2 gola sot).

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here