Veprimi i Bellerin me fëmijën që kishte ftohtë, tifozët e duan në vend të Granit Xhakës

Tifozët e Arsenalit kanë kërkuar në mënyrë të menjëhershme heqjen e shiritit të kapitenit të Granit Xhakës. Në fakt kjo është kërkesa më e pakët, pasi shumë tifozë janë shprehur se dëshirojnë largimin përfundimtar të mesfushorit me origjinë shqiptare.

Por kush do të jetë kapiteni i Arsenalit? Në një kohë të zhurmshme ku Granit Xhaka ndezi tifozët me një sjellje të pahijshme, pasi nervat nuk po mbanin më, vjen edhe veprimi brilant i Bellerin. Fëmija që po e shoqëronte për të dalë në fushë kundër Liverpulit kishte ftohtë.

Pikërisht në këtë moment i ka ofruar dhe veshjen e tij fëmijës, që ky i fundit të ndihej sa më mirë. E duke bërë kontrastin me Xhakën, tifozët e Arsenalit e shohin kapitenin e ri te Bellerin, por pritet të shihet edhe vendimi i trajnerit Emery. /Sport Ekspres/