Veprimi fantastik me babagjyshin e vogël, Mbape nuk lejon që ta marri sigurimi

PSG ka fituar me rezultatin 4-1 ndaj Amiens, atje ku Kilian Mbape ishte protagonisti kryesor. Jo vetëm me lojën e zhvilluar dhe që spikati mbi të tjerët, por njëkohësisht sulmuesi francez realizoi dopietë.

Teksa pritej fundi i takimit, një “babagjysh i vogël” ka hyrë në fushë për t’i marrë autograf Mbapes. Menjëherë ka shkuar sigurimi që ta largonte nga fusha, por do të ishte ndërhyrja e Mbapes që do të takonte djaloshin e vogël dhe do t’i sigurohej se asgjë nuk do të ndodhte me të. /Sport Ekspres/