Ventura: Për 70 minuta, vrapuat si të çmendur!

0

Xhampiero Ventura, trajneri i Italisë, foli pas ndeshjes për RTSH Sport…

Ishte e vështirë për ju. Erdhi sipas momentit, mungesave, apo Shqipëria ishte më e fortë nga sa e prisnit?
Është një shumë e këtyre gjërave. Ne kemi zhvilluar një vit më parë të mirë, por u përballëm me një Spanjë shumë më të fortë dhe humbëm dhe ndoshta humbëm pak siguri. Ndaj, ndeshjet vijuese nuk i zhvilluam ashtu si një vit më parë. Pak nga pak, sot morëm atë diskutim që kishim braktisur. Në 30 minutat e fundit mund të shënonim 3 gola. Pastaj, Shqipëria luajti shumë mirë dhe madje vraponte për 70 minuta si e çmendur… Patën edhe raste, pasi bëmë gabime që nuk na falen. Kështu ndodhi edhe me Maqedoninë. Ishim padronë fushe. E përgëzoj Panuçin për punën që po bën, sepse e di Shqipëria se çfarë duhet të bëjë në fushë. Të kthehet të bëjë të njëjtën punë të De Biazit..

A ishin 10 pikë diferencë në renditje mes dy ekipeve, nga ajo që u pa sot?

Sot mesatarisht 10 pikë midis dy skuadrave nuk i gjen askund. Nuk ka më siguri. Në këtë moment, ekzagjeroj pak, por vetëm Spanja dhe Gjermania janë në Europë skuadrat e sigurta, të tjerat duhet të luajnë. Për t’u bërë si ato, ose ke lojtarë të mirë që punojnë nga ana taktike, ose duhet të rritemi si grup. Sot ishte ndeshje e dobishme për ne, përtej se fituam dhe jemi kokë grupi. Na dha mundësi të shihnim se sa gjëra përmirësuam dhe lejuam.

Çfarë pret nga shorti Italia dhe a do të jetë në Botëror?
Nëse do të kisha përgjigjet, atëherë do të fitoja lotarinë. Të shohim çfarë do të vijë dhe kundër kujt do të luajmë. Kemi disa emergjenca, por shpresojmë t’i rikuperojmë. Nëse i rikuperojmë, do të paraqitemi mirë. Botërori është i lidhur me faktin që nëse bëjmë mirë shkojmë, nëse jo nuk shkojmë”.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here