Ventura nuk e kupton çfarë ka ndodhur: Jam ende trajneri i Italisë

Xhanpiero Ventura është stoik, ashtu si Suedia dje. për fat të keq, jo në fushë, por jashtë saj, sepse trajneri i Italisë nuk paska ndërmend të largohet! I pyetur për dështimin e tij dhe nëse është pushuar nga puna, Ventura ka befasuar, duke u shprehur se kjo nuk ka ndodhur dhe se do të flasë fillimisht me presidentin e Federatës Italiane.

Ai e pranoi se është përgjegjësi i disfatës, por nuk mori përsipër t’ia hedhë gjithçka vetes mbi supe.

“Absolutisht që kam dështuar, kërkoj falje për rezultatet. Do të tregoj shumë shpejt gjithçka që ka ndodhur dhe gjithçka që mendoj. Fillimisht do të komunikoj me drejtuesit dhe pastaj do t’u drejtohem medieve, cilido qoftë vendimi, por nuk kam dhëne ende dorëheqje. Faji më i madh i imi është se nuk kemi arritur të shënojmë në dy ndeshje. Kam shumë vite në futboll dhe kjo është gjëja e pandryshueshme. Çdo fjalë tjetër është krejtësisht e panevojshme. A do të shkarkohem? Duhen vlerësuar një pafundësi gjërash, do të flas me Federatën. Nuk jam shkarkuar, sepse nuk kam folur me presidentin”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *