Ventura: Nëse nuk mundim Shqipërinë, shkojmë kot në Spanjë

0

Trajneri i Italisë, Xhampiero Ventura, ka folur në prag të sfidës kualifikuese kundër Shqipërisë dhe ka dy shqetësime të mëdha: nënvlerësimi i mundshëm ndaj Shqipërisë dhe forma fizike për ndeshjen kundër Spanjës në shtator.

Rigjej grupin pas 3 muajsh ndërprerje, disa janë përmirësuar, disa kanë vështirësi në aspektin fizik. Nuk kemi frikë, por rezultati me Shqipërinë është jashtëzakonisht i rëndësishëm për ne, për të shkuar më pas të luajmë në shtator në Spanjë, përndryshe është e kotë. Kam folur me skuadrën dhe janë të gjithë në dispozicion dhe plotësisht të gatshëm. Jam i shqetësuar vetëm për shëndetin: në këtë periudhë, në momente të ndryshme, kam humbur Florencin, Bonaventurën, Barzalin, Kielinin, Markizion, Verratin e Gabiadinin. Kam biseduar me Kielinin e Markizion dhe kemi rënë dakord që të dy kanë nevojë të gjejnë formën e plotë fizike, për t’u kthyer më pas si protagonistë. Gjithsesi, jemi të detyruar të paraqitemi në nivel të lartë, sepse jemi Italia”.

Për Venturën lajm i mirë është që klubet po shtojnë radhët me lojtarë italianë: “Interi ka 4 lojtarë në kombëtare dhe po italianizohet, Milani dhe Atalanta janë italianë. Tani kam mundësi zgjedhjeje dhe klubet mund ta ndihmojnë shumë kombëtaren”.

Duke folur për Shqipërinë, Ventura i druhet një numri shumë të madh tifozësh kuqezinjtë tanë: “Nuk kam vendosur kurrë se ku do të luajmë. Disa zgjedhje i aprovoj, disa jo. Isha i pranishëm në Xhenova dhe Marsejë:3/4-at e stadiumit ishin shqiptarë. Kam miq shqiptarë dhe më thonë ‘Mos u shqetëso, do jemi edhe në Palermo’. Do jetë ndeshja e parë zyrtare, por Palermo nuk ka zhgënjyer kurrë nga pikëpamja e publikut, uroj që të jetë kështu edhe këtë radhë. Problemi im është si paraqitemi në këtë ndeshje, duhet vlerësim maksimal, nuk duhet të mendojmë për lojtarët që do të luajnë kundër Spanjës, është e vështirë të thuhet që tani”.

Italia mendon shumë edhe për të ardhmen: “Po, të rinjtë janë e ardhmja dhe po u japim kohë që të rriten, me San Marinon do të luajnë ata të stazhit stërvitor. Petanja e Spinacola, për shembull, kanë kaluar nga stazhi te kombëtarja. Por nuk mjafton të qenit i ri, duhet potencial. Tetë muaj më parë ishte e pamendueshme të flisnim me këto terma, ndërsa tani thuajse të gjithë janë dakord mbi rrugën që duhet ndjekur. Natyrisht, disa djem kanë konfirmuar pritshmëritë, të tjerë kanë frenuar, por problemi kryesor është kualifikimi, duke parë që për herë të parë vetëm skuadra fituese e grupit kualifikohet direkt dhe ne nuk jemi kokë serie”.

Sfida kundër Shqipërisë është problem edhe në një tjetër drejtim: “Italia nuk duhet të ketë vetëm një mënyrë loje, dukhet të ketë një identitet të qartë, por duke ndryshuar gjithnjë. Punojmë edhe në vaerësi të mënyrës si luan kundërshtari, por një ndër problemet tanë është që nuk dimë asgjë për rivalët, ndërsa të tjerët dinë gjithçka për ne. Gjithsesi, jam i bindur se nëse shkojmë në Botëror, do të jemi një ndër surprizat e tij, sepse lojtarët kanë uri për famë dhe fitore. T’i hedhim hapat një nga një, për t’u kualifikuar kemi nevojë për të rinjtë dhe për veteranët”.

Ventura flet edhe për përballjen Barcelona-Juventus në Champions: “Mund të ndodhë që Juventusi të fitojë ndaj Barcelonës dhe Italia të mundë Spanjën. E vështirë, por e realizueshme. Natyrisht, duhet të jesh të paktën në 95% të mundësive fizike, jo 60%. Mirë do ishte që Seria A të niste më herët, jo në fund të gushtit, për të qenë gati për Spanjën, por nuk varet nga unë dhe është e vështirë që klubet të binden”.

Në fund, një batutë: “Faleminderit që nuk më pyetët për Balotelin”.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here


CAPTCHA Image
Reload Image