Ventura: Ndaj Shqipërisë kemi nevojë për tifozët!

0

Për De Biazin dhe Dukën duhet të jetë një ndeshje jo revanshi, po ku skuadra kuqezi duhet të tregojë vlerat e saj, për të harruar njëherë e mirë Izraelin. E teksa përgatitemi në heshtje, e njëjta gjë s’mund të thuhet për Italinë dhe trajnerin Xhampiero Ventura, që dje ka mbyllur stazhin në Koverçiano të “Kombëtares A emergjente”. Stafi teknik axurr projektohet me vendosmëri të madhe drejt ndeshjes kualifikuese të vlefshme për Botërorin 2018 në Rusi, më 24 mars, në Palermo, Itali-Shqipëri (ora 20:45, në “Renzo Barbera”). “Shqipëria dhe Izraeli janë dy ndeshje thelbësore, ndaj në këto sfida na duhet mbështetja e publikut tonë: sa herë që kemi shkuar në Palermo, Italia s’ka zhgënjyer”, nënvizon trajneri Xhan Piero Ventura, gjatë konferencës përmbyllëse në Koverçiano. Një zgjedhje, pra, jo e rastësishme Palermo, duke qenë se “Renzo Barbera” është një fortesë e vërtetë ku axurrë kanë arritur 11 fitore në 13 ndeshje të zhvilluara, me tre të fundit vendimtare sa i përket kualifikueseve në fazën finale të Botërorit apo Europianit.

“Renzo Barbera” ose i thënë ndryshe si “La Favorita” (emër i vjetër i marrë në parkun e afërt të qytetarëve) është një stadium me formën klasike dhe dimensionet bujare. i ristrukturuar për Botërorin e vitit 1990, ka një kapacitet prej 40 mijë vendesh. Ka një formë ovale dhe mungon pista atletike, duke krijuar kështu një afrimitet mes spektatorëve dhe futbollistëve. Shumë pak stadiume kanë këtë karakteristikë në Itali, me përjashtim të “San Siros”-s në Milano.  Gjithashtu, korniza panoramike që rrethon impiantin është e jashtëzakonshme dhe, sidomos, kur bëhet fjalë për mbrëmjet me hënë të plotë, ishulli merr jetë…. Në fakt, mali që qëndron pranë quhet “Monte Pellegrino”, që i ka dhënë emrin kështu edhe tribunës së stadiumit.

Ndeshjet e Italisë në “Barbera”

Shqipëri-Zvicër 2-0

Shqipëri-Holandë 1-0

Shqipëri-Maltë 6-1

Itali-Kroaci 1-2

Itali-Irlandë e Veriut 2-0

Itali-Suedi 1-0

Itali-Finlandë 2-0

Itali-Çeki 2-2

Itali-Norvegji 2-1

Itali-Slloveni 1-0

Itali-Bullgari 1-0

Itali-Azerbajxhan 2-1

Itali-Bullgari 1-0

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here


CAPTCHA Image
Reload Image