Ventura me “dhimbje koke”, menjëherë mungesa!

0

Talenti i Fiorentinës dhe Italisë, Federiko Bernardeski dje nuk ka qenë i pranishëm në transfertën në Krotone, për shkak të një dëmtimi në kavilje. Por, pavarësisht kësaj, trajneri i Italisë, Xhampiero Ventura e ka thërritur për sfidën ndaj Shqipërisë dhe miqësoren me Holandën. Stafi mjekësor axurr do të ekzaminojë gjendjen e futbollistit vjollcë, për të vendosur më pas nëse do të qëndrojë në Koverçiano ose jo.

Sakaq, dVentura ka marrë një lajm të hidhur sa i përket një futbollisti të grumbulluar. Bëhet fjalë për Manolo Gabiadinin, që aq mirë po bënte te Sauthemptoni në Angli (u transferua në janar nga Napoli), duke realizuar katër gola në tre ndeshje radhazi. Lojtari u dëmtua dje në kampionatin anglez. Në vend të tij, Ventura ka thërritur shokun e skuadrës së Etrit Berishës, Andrea Petanja, që gjithashtu këtë sezon ka bërë mirë me bergamaskët. Për Petanjën është thirrja e parë axurre.

 

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here


CAPTCHA Image
Reload Image