“Ventura gënjen, nuk dha kurrë dorëheqje”

0

 

Xhan Piero Ventura ngacmoi plagën dhe tashmë nisi sërish “hemorragjia”. Ish-trajneri i Italisë deklaroi në një emision televiziv: “Pas Spanjës më delegjitimuan në Federatë dhe më sulmuan me një dhunë të jashtëzakonshme, të gjithë. Gabova që nuk  u largova pas humbjes në Madrid. Dhashë dorëheqjen pas ndeshjes me Maqedoninë, por ma refuzuan”.

Menjëherë ka ardhur reagimi i ish-presidentit të Federatës Italiane, Karlo Tavekio: “Kam dëgjuar vetëm falsitete. Ai nuk e dha kurrë dorëheqjen, përkundrazi, thoshte gjithmonë që do donte të luante një Botëror madhështor. Me mua ka folur vetëm për paratë dhe e kam kënaqur në këtë aspekt”.

Sido që të jetë, të dy personazhet e përfshirë në këtë debat do bënin mirë të mos flisnin fare, pasi ata kishin gisht te katrahura e Italisë.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.