Venger: Sançez ikën vetëm nëse do Arsenali

0

Arsen Venger ka folur për herë të parë në lidhje me aludimet se sulmuesi Aleksis Sançez kërkon të lërë Arsenalin në verë, pas disa problemeve me trajnerin dhe një sherri në stërvitje javën e shkuar.

Trajneri francez këmbëngul se është Arsenali ai që vendos nëse Sançez do të largohet dhe jo lojtari.

Në stërvitjen e sotme trajneri e sulmuesi patën një shtrëngim të ftohtë duarsh, ndërsa në prag të ndeshjes kundër Bajernit Venger deklaron: “Sançez ka edhe 15 muaj në kontratën e tij, ndaj vendimi për të ardhmen e tij i takon vetëm Arsenalit, askujt tjetër. Futbolli nuk varet vetëm nga një futbollist. Të shtunën e lashë në stol për arsye taktike, nuk ka pasur asnjë sherr, është gënjeshtër, nga ato që duhen për të mbushur gazetat”.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here