Venger në pritje të ofertave: Nuk e kam mbyllur karrierën

Sezoni i kaluar ishte i fundit për Arsen Venger me Arsenalin, ekip të cilin e ka drejtuar për 22 vite rresht. 68-vjeçari francez nuk mund të rrijë larg futbollit dhe në një prononcim për “L’Est Republicain”, ka folur për të ardhmen e tij dhe dëshirën për të gjetur një ekip të ri.

“Për momentin nuk mendoj shumë për të ardhmen. Jam i përqendruar në gjëra të tjera, por mund të konfirmoj, që nuk e kam mbyllur karrierën time si trajner”, sqaron Venger, duke lënë të nënkuptohet se pret ofertën e duhur për t’u rikthyer në stol.

Venger zhvilloi një futboll fantastik me ekipin e Arsenalit, ndërsa fitoi tre herë Champions Ligën dhe shtatë herë “FA Cup”. Në vitin 2006 ai e dërgoi Arsenalin në finalen e Champions Ligës, por “Topçinjtë” nuk ia dolën të triumfojnë përballë Barcelonës së Ronaldinjos.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *