Venger: I shkova në shtëpi Mbapesë

0

Arsen Venger ka qenë gjithnjë mjeshtër në nuhatjen e talenteve të mëdhenj, edhe pse në Angli e kritikojnë që nuk fiton trofe me Arsenalin.

Trajneri francez ka zbuluar një ngjarje interesante në lidhje me Kilian Mbapenë, ylli i Monakos që ka mahnitur Europën këtë sezon, aq sa vlera në treg brenda një sezoni është dhjetëfishuar, të paktën.

Nëse verën e shkuar pakkush e njihte, e kundërta vlen për Vengerin, i cili e dëshironte me çdo kusht sulmuesin e talentuar 18-vjeçar.

Një lojtar mjaft i ngjashëm me “përbindëshin” Tieri Henri, i cili ka bërë histori me Arsenalin, Mbape ishte në listën e përforcimeve të Vengerit që vjet dhe trajneri zbulon: “Mund ta pyesni Mbapenë, kam qenë për vizitë në shtëpinë e tij, për ta bindur të vinte në Angli. Ishte në fund të kontratës si minoren te Monako dhe mund të firmoste me këdo, por Monako ia doli mbanë ta mbante dhe vendimi shkoi në fije të perit.

“Mbape zgjodhi Monakon dhe e kuptoj shumë mirë, sepse aty u edukua dhe në fund vendosi të qëndronte”.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here