Venger akuzon: Disa skuadra po tolerojnë

0

Arsen Venger është i nxehur, por jo më shumë me të tijtë dhe me skuadrën e Arsenalit, por me ekipet e tjera. Dhe në rastin konkret, pavarësisht se nuk e përmend me emër, duket se për Venger skuadra si Uest Ham që lëshojnë ndaj Liverpulit, sigurisht që nuk duhet të ndodhin. Kjo, pasi Liverpuli dhe Mançester Siti, sipas tij, fitojnë shumë kollaj tani në fund ndaj kundërshtarëve të tyre, çka po rrezikojnë vendin e Arsenalit për në Europë.

DEKLARATA – “Ne bëjmë punën tonë në mënyrën më të mirë të mundshme, jemi të fokusuar deri në fund dhe përsa kohë ne do të jemi në kompeticion do të përgatitemi sa më mirë. Dhe, për këtë arsye ne përfundojmë gjithmonë të fortë, sepse ne mbajmë fokusin tonë deri në fund”, ka thënë Venger, i cili, më pas, ka shpërthyer duke thënë: “Unë nuk shoh rezultatet. Por, mund të them se disa skuadra bëhen të forta në fund dhe bëjnë gjithçka për të të marrë pikët, edhe kur nuk i duhen, ndërsa disa të tjera duket sikur kanë nisur që tani pushimet. Është e vështirë që të planifikosh, pra ajo që unë dua është vetëm që skuadra ime të bëjë sa më mirë, të jemi të fokusuar deri në fund dhe të jemi profesionistë e të bëjmë punën tonë sa më mirë të mundemi deri në fund të sezonit”. Një deklaratë kjo e fortë dhe një akuzë e drejtpërdrejtë me skuadrat që munden në javët e shkuara nga Mançester Siti dhe Liverpul shumë lehtësisht, çka nuk ndihmojnë aspak, madje penalizojnë “Topçinjtë”. Sigurisht që Venger nuk akuzon drejtpërdrejt, edhe pse tashmë ai ka një finale Kupe për të luajtur përballë Çelsit dhe do të kërkojë që të shkojë në Europë.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here