Vendos vetëm një gol, Memushaj fiton “derbin” me Vrionin

0

Peskara ka arritur një fitore tepër të rëndësishme, duke mposhtur Venecian me rezultatin 1-0. Gaston Brugman ishte heroi i vendasve, ndërsa goli i uruguaianit në minutën e 74-ët dërgon Peskarën në vendin e katërt me 29 pikë, duke qenë vetëm dy pikë larg zonës së Serisë A.

Ledian Memushaj u aktivizua si titullar te Peskara, ndërsa Elhan Kastrati qëndroi në stol. Nga ana tjetër, pjesë e formacionit titullar të Venecias ishte dhe Xhakomo Vrioni, i cili u zëvendësua nga trajneri Zenga në minutën e 67-të.

“Delfinët” po bëjnë një kampionat shumë të mirë. Në fillim të sezonit objektivi ishte mbijetesa, ndërsa tashmë tifozët e Peskarës po ëndërrojnë rikthimin në elitën e futbollit italian. Humbja e dytë rresht për Venecian pas asaj në shtëpi kundër Kozencës dhe ekipi i Vrionit renditet në vendin e 12-të me 20 pikë.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.