“Vendos pas finales. Dua të di planin e Totenhemit, kam një mesazh për ta”

E ardhmja e Mauricio Poçetinos është në dyshim. Trajneri argjentinas preferohet nga klube të ndryshme, kryesisht nga Juventusi. Bardhezinjtë po punojnë për të gjetur zëvendësuesin e duhur të Alegrit dhe trajneri i Spurs është ndër të preferuarit. Poçetino ka zhvilluar një sezon fantastik. Zero merkato, as në verë as në janar.

Pavarësisht kësaj, ai dhe djemtë e tij ia kanë dalë të dërgojnë Totenhemin për herë të parë në histori në një finale Champions Lige. Dueli i madh do të luhet me 1 qershor në Madrid dhe përballë Spurs do të vihet ushtria e kuqe e Jurgen Klop.

Poçetino është ndalur tek e ardhmja e tij, duke theksuar vetëm diçka: vendimin do e marrë pas finales. Nga fjalët e tij kuptohet se dëshira për të qëndruar është e madhe, por trajneri latin ka një mesazh për drejtuesit e klubit.

Nuk do të marr asnjë vendim përpara finales kundër Liverpulit. Është shumë e rëndësishme të njoh planet që ka klubi për të ardhmen. Nëse duam të rikthehemi përsëri në finalen e Championsit vitin tjetër dhe duam të rivalizojmë me Sitin dhe Liverpulin për titull, atëherë duhet të përforcohemi në merkato”, thekson Mauricio Poçetino.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *