Vendos Partizani, dhuratë dhe “gjobë” tifozëve

Partizani do të luajë të dielën ndeshjen e javës së 13-të, ku do të sfidojë në “Selman Stërmasi” Laçin. “Demat” kanë vendosur që të paguajnë gjysmën e dënimit dhe në këtë përballje do të kenë dhe mbështetjen e tifozerisë.

Pak minuta më parë klubi kryeqytetas ka publikuar dhe çmimet e biletave, të cilat janë si të ndeshjes me Skënderbeun. Një tregues i qartë se Partizani e vlerëson Laçin, i cili deri më tani ka bërë mjaft mirë, çka dëshmohet nga fakti se është në vendin e tretë. Në ndeshjet e mëparshme çmimet e buletave kanë qenë 300 dhe 1000 lekë të reja, ndërsa për këtë përballje një biletë do të kushtojë 400 dhe 1500 lekë të reja.

NJOFTIM PËR NDESHJEN
FK PARTIZANI – KF LAÇI
E DIEL 11 NËNTOR ORA 17:00

Klubi njofton se në prag të përballjes ndaj Laçit ka vendosur të shlyejë financiarisht dënimin e Komisionit të Disiplinës, duke i mundësuar tifozerisë të jetë prezent në stadiumin “Selman Stërmasi” në mbështetje të ekipit. Ftojmë të gjithë familjen e kuqe në stadium, të dielën të dhurojmë një atmosferë festive në përkrahje të skuadrës në këtë moment mjaft pozitiv të sezonit, ku me meritë pas 12-të javëve kryesojmë të vetëm.

Çmimet e biletave në Tribunat respektive do të jenë:

Biletat në Tribunat A1, A2 dhe B1, B2 do të kushtojnë 1500 Lek

Biletat në Tribunat: C1,C2,D1,E,F,G1,G2,H1,H2 do të kushtojnë 400 Lek

Tifozeria kuqe do të ketë në dispozicion Tribunat:A1,A2,B1,B2,C1,C2,D1,E,F,G1,G2

Tifozeria mike do të ketë në dispozicion Tribunat: H1, H2

Biletat do të mund ti siguroni duke filluar nga dita e Premte ora 11:00 deri 19:00 pranë pikës së shitjes, në stadiumin “Selman Stërmasi”.
Gjithashtu Biletat mund ti gjeni edhe pranë dyqaneve “Joma” Sponsori Teknik i skuadrës, respektivisht të pozicionuara pranë Godinës “ETC” te Rruga e Elbasanit dhe te 9 katëshet pranë Ushtarit të Panjohur”.

https://www.facebook.com/blinibilet/photos/a.574123219624422/712161012487308/?type=3&theater

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *