Vendimi i rrallë/ Xhaka tërhiqet disa ditë nga futbolli, derisa të luajë sërish me Zvicrën

0

Një vendim i rrallë vjen nga Granit Xhaka, që do të tërhiqet për disa ditë nga futbolli për një motiv të fortë. Familja e tij do të shtohet, ndërsa së bashku me gruan Leonita Lekaj, janë në pritje të fëmijës së tyre të parë pas 2 vitesh martesë.

Ngjarje kjo e cila shënon jetën e mesfushorit shqiptar, duke e kaluar për herë të parë futbollin në plan të dytë. Ky është vendimi i marrë së fundmi, ndërsa do të humben disa ndeshje dhe stërvitje me Arsenalin në muajin tetor.

Megjithatë Xhaka është shprehur se do të jetë i gatshëm në kohën kur Zvicra të rikthehet të luajë ndeshjet kualifikuese të Europianit. Helvetët kanë fituar me rezultatin 4-0 ndaj Gjibraltarit në ndeshjen e mbyllur vetëm para pak minutash, por janë ende në luftë për dy vendet e para, pasi më sipër renditet Irlanda e Veriut dhe Danimarka. /Sport Ekspres/

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.