Vendimi i Rabiot: Pushon nga puna… nënën e tij, zbulohet shkaku!

Adrien Rabiot mezi po pret fundin e sezonit për të nisur aventurën e re në karrierë. Mesfushori i PSG nuk pranoi të rinovonte kontratën me kampionët dhe në verë do të largohet me parametra zero nga kryeqyteti francez.

E ardhmja e tij lidhet me Barcelonën, por në garë për shërbimet e tij janë dhe skuadra si: Bajerni i Mynihut, Liverpuli dhe Totenhemi. Rabiot ka marrë një vendim së fundmi. Ai ka shkarkuar nga detyra agjenten e tij, e cila është dhe e ëma e futbollistit.

Lajmi është bërë publik nga katalanasja “Sport”, që raporton se francezi ka marrë këtë vendim si pasojë e mungesës së transferimit të tij në janar te klubi spanjoll.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *