Vendimi i parë i “Zorros”, tërbohen lojtarët e Romës!

Daniel Fonseka e ka nisur me një vendim aventurën e tij te Roma. Trajneri portugez ka vendosur të shtyjë me 10 ditë nisjen e fazës përgatitore të verdhekuqve. Disa ditë më shumë pushime janë një lajm fantastik për çdokënd, por jo për lojtarët e Romës.

Grumbullimi ishte programuar për të nisur me 25 qershor, por është shtyre me datë 5 korrik. Diçka e tillë ka nervozuar pa masë lojtarët, sidomos ata nga Amerika Latine. Të gjithë kanë programuar pushimet e tyre dhe gjithçka tjetër me idenë se me 25 qershor do të riktheheshin në stërvitje.

Lojtarët janë lajmëruar në momentet e fundit dhe kanë humbur mundësinë për të vazhduar qëndrimin në shtëpitë e tyre në Brazil apo Argjentinë. Sipas raportimeve të mediave italiane, verdhekuqtë kanë një whatsapp të përbashkët dhe ndryshimi i programit ka sjellë “shpërthimin” e lojtarëve në komente kundrejt këtij vendimi të klubit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *