Vendimi i papritur, Shkëlzen Gashi e mbyll me Koloradon

0

Shkëlzen Gashi e ka mbyllur me Kolorado Rapids në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe gjithçka ka marrë formë zyrtare. Sulmuesi shqiptar kishte edhe një vit kontratë me skuadrën që garon në MLS, por bashkëpunimi mes tyre është mbyllur.

Diçka e tillë është njoftuar nga vetë sulmuesi, i cili në rrjetet sociale shkruan: “Një kapitulli i vjen fundi. Faleminderit drejtuesve të Kolorado Rapids dhe fansave të pabesueshem për besimin dhe mbështetjen e tyre gjatë tre viteve të mia në klub. I dëshiroj ekipit një sezon fantastik”.

Sulmuesi 30-vjeçar u transferua te Kolorado Rapids në janarin e vitit 2016 dhe sezoni i parë ishte fantastik për të. Gashi arriti të realizonte 10 gola, madje disa prej tyre spektakolarë nga distanca. Dy sezonet pasardhëse u shoqëruan me dëmtime të shpeshta, që e penalizuan ish-lojtarin e Bazelit. Ai realizoi vetëm 4 gola në MLS, ndërkohë që tani pret të nisë një aventurë të re.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.