Vendimi i La Liga, Florentino Perez i shpall luftë

0

Reali i Madridit refuzon me të gjitha mënyrat që të luajë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, nëse drejtuesit e La Liga do t’ia kërkojnë diçka të tillë. Ky është qëndrimi i presidentit të klubit “Los Blancos”, Florentino Perez, i cili ka dalë në mbështetje të tifozëve të ekipit.

Drejtuesi i klubit mbretëror deklaroi se nuk do të pranojë kurrësesi dhe në asnjë lloj rrethane, që të udhëtojë në krahun tjetër të Atlantikut, duke përforcuar qëndrimin që më parë ishte shprehur nga tifozët dhe nga Shoqata e Futbollistëve në Spanjë.

Pas polemikave të shumta rreth mundësisë së zhvillimit të ndeshjeve në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, gjatë muajit të kaluar, kapitenët e skuadrave të elitës së futbollit iberik, mes të cilëve edhe Lionel Mesi e Sergio Ramos, u mblodhën për të diskutuar rreth këtij projekti që ka ngjallur shumë reagime.

Tashmë, presidenti i Reali shprehet publikisht kundër. Florentino Perez tha: “Nuk do të shkojmë të luajmë në SHBA. Nuk e di në interes të kujt do të ishte kjo. Por, mund të them se nuk është në interesat e klubit dhe të tifozëve… refuzojmë kategorikisht t’i luajmë ndeshjet tona në Amerikë”.

Edhe yjet e La Liga janë gati të nisin grevën kundër projektit, sipas të cilit, duke nisur nga ky edicion me ndeshjen Barcelona-Zhirona dhe në 15 sezonet në vazhdim, të paktën një një ndeshje e kampionatit spanjoll duhej të luhej në Shtetet e Bashkuara.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.