Vendimi i Kastriotit, paralajmërim për Kamzën

Kastrioti pret të dielën Kamzën në stadiumin “Redi Maloku”, në një takim ku do të tentojnë të gjejnë fitoren e parë në shtëpi. Krutanët do të kërkojnë të përfitojnë nga kriza në të cilën ndodhet skuadra e Kamzës.

Për t’i dhënë një forcë më shumë skuadrës, presidenca e klubit krutan ka njoftuar se për takimin e së dielës hyrja në stadium do të jetë falas. Kastrioti nuk gjen fitoren prej 11 takimesh, por loja e mirë e zhvilluar në dy ndeshjet e fundit ndaj Skënderbeut e Partizanit ka ngritur moralin te skuadra e drejtuar nga Stavri Nica.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *