Vendimi i fundit i Serisë A/ Duket si “lufta e tretë botërore”, ja sesi do të luhet futbolli në Itali

Italia ende nuk po arrin që të kontrollojë shpërthimin e Koronavirusit, ndërsa po prek gjithmonë e më tepër njerëzit që ndodhen në shtetin fqinj. Për këtë aryse masa të rrepta janë marrë edhe në futboll, për të evituar një tjetër përshkallëzim.

Për herë të parë ky sport në Itali, por edhe në Europë, do të luhet në kushte të tilla. Me stadiume të boshatisura dhe rregulla që nuk i kishim parë kurrë më herët. Seria A del me një komunikatë zyrtare se lojtarët nuk do të dalin më me fëmijët para ndeshjeve. Gjithashtu nuk do të ketë takime mes tyre përpara se të nisë loja për të dhënë duart, ndërsa njëkohësisht edhe trajnerët nuk do të dalin më në konferencat pas ndeshjes.

Në stadium humbet jehona dhe spektakli nga tifozët, ndërsa ata pak të pranishëm që do të jenë me detyra të caktuara për të parë ndeshjen, duhet të masin temperaturën. Një pamje kjo që të ngjason me “luftën e tretë botërore”, por është një virus vdekjeprurës që nuk po arrin të kontrollohet. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *