Vendimet shembullore/ Dhuna në futboll, Disiplina dënoi përjetë dy futbollistët e Këlcyrës

Dhuna në futboll në Shqipëri është minimizuar në krahasim nga më parë. Por sërish ka disa raste të veçuara të cilat rishfaqen për të bërë figurë jo të mirë. Kjo ndodhi në përballjen e Kategorisë së Dytë mes Këlcyrës dhe Maliqit, atje ku ka pësuar një lëndim serioz edhe Arlind Xaka. Pikërisht për këtë arsye, Disiplina ka marrë edhe dy vendime shembullore.

Kështu, lojtarët e Këlcyrës si Saimir Kule dhe Aristidh Coli janë dënuar përjetë nga të gjitha aktivitetet futbollistike në Shqipëri. Ndërsa një hetim disiplinor është hapur edhe për Erzeni-Korabi. /Sport Ekspres/

Vendimet e Komisionit të Disiplinës

5. Çeljen e hetimit disiplinor për ndeshjen Erzeni – Korabi

11. Lojtari i KF Kelcyra Saimir Kule per sjellje te gabuar ndaj zyrtarit te ndeshjes dhe kundërshtarit ne baze te Nenit 48/1/b, 47/1/f dhe Nenit 31/1 te KDS dënohet me përjashtimin perjete nga cdo aktivitet futbollistik.

12. Lojtari i KF Kelcyra Aristidh Coli per sjellje te gabuar ndaj kundërshtarit ne baze te Nenit 47/1/f te KDS dënohet me përjashtim perjete nga aktiviteti futbollistik.