Vendimet e Komisionit të Disiplinës, zyrtari i Këlcyrës dënohet me 9 ndeshje pezullim

Komisioni i Disiplinës ka publikuar vendimet e reja sa i përket aktivitetit futbollistik të luajtura në kategoritë më të ulëta në Shqipëri. Dënimi më i madh ka ardhur për zyrtarin e Këlcyrës, Sokol Spahiun, që për goditje ndaj kundërshtarit është dënuar me 9 ndeshje pezullim nga çdo organizim i futbollit. Nga ana tjetër, për shkak të sjelljeve jo të duhura nga ana e tifozëve, ka edhe një dënim me gjobë për klubin e Këlcyrës. /Sport Ekspres/

Vendimet e plota nga Komisioni i Displinës

KF “Këlcyra”, për sjellje të gabuar të spektatorëve, në bazë të Nenit 65/1 të KDS, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lek. Në aplikim të Nenit 116/b të KDS, gjoba paguhet në masën 20%.

Zyrtari i KF “Këlcyra”, Sokol Spahiu, për goditje ndaj lojtarit kundërshtar, në bazë të Nenit 47/2/b të KDS, dënohet me 9 (nëntë) ndeshje pezullim nga aktivitetet.

Pranimin e kërkesës së KF “Besa” dhe pezullimin e pjesës së mbetur të dënimit nga vendimi nr.15, date 18.04.2019. Në zbatim të Nenit 32/3 të KDS, urdhërohet pezullimi i zbatimit të vendimit për ½ e dënimit me kusht për një periudhë 6 mujore.

Pranimin e kërkesës së lojtarit të KF “Ada”, Arbjas Hasani dhe pezullimin e pjesës së mbetur të dënimit. Në zbatim të Nenit 32/3 të KDS, urdhërohet pezullimi i zbatimit të vendimit për ½ e dënimit me kusht për një periudhë 6 mujore.Në bazë të Nenit 32/5 të KDS, në rast se lojtari Arbjas Hasani, brenda periudhës së provës kryen ndonjë shkelje,fillon zbatimi i menjëhershëm dënimit të pezulluar duke iu shtuar edhe dënimin e ri.

Rrëzimin e kërkesës së lojtarit të KF “Naftëtari”, Kadrijan Koxhaj si të pa bazuar në Rregulloren e Veprimtarisë Futbollistike dhe Kodin e Disiplinës Sportive.

Rrëzimin e kërkesës së lojtarit të KF “Naftëtari”, Xhulio Serdarisi të pa bazuar në Rregulloren e Veprimtarisë Futbollistike dhe Kodin e Disiplinës Sportive.

Rrëzimin e kërkesës së lojtarit të KF “Spartaku” U-19, Insan Murati si të pa bazuar në Rregulloren e Veprimtarisë Futbollistike dhe Kodin e Disiplinës Sportive.