Vendimet e Komisionit të Disiplinës, dënohet me 8 ndeshje zyrtari i klubit të Egnatias

Komisioni i Disiplinës ka nxjerrë vendimet e fundit në lidhje me futbollin shqiptar dhe ngjarjet e fundit që kanë ndodhur. Kështu, dënimi i rëndë ka ardhur për zyrtarin e FK “Egnatia”, Eduart Thartori që për sjellje të keqe ndaj kryesorit të takimit është dënuar me 8 ndeshje pezullim nga të gjitha aktivitetet.

Për përballjen mes Kastriotit dhe Egnatias në Kategorinë e Parë është celur edhe një hetim disiplinor, ndërsa u konfirmua edhe ajo fitore në tavolinë e Apollonisë për Kupën e Shqipërisë në rezultatin 3-0, pasi Kamza nuk u paraqit në fushën e lojës. /Sport Ekspres/

Vendimet e Komisionit të Disiplinës

1.KF “Kamza”, për mos paraqitje në ndeshjen e Kupës së Shqiperisë me KF “Apollonia”, datë 18.09.2019, në bazë të Nenit 30/4/a të KDS, humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3 me 0.

2.KF “Turbina”, paralajmërohet se në rast përsëritje të shkljeve disipinore, do të jetë subjekt i masave që parashikon Kodi i Disiplinës Sportive dhe Rregulloret e tjera të FSHF.

3.Zyrtari i KF “Egnatia”, Eduard Thartori, për sjellje të keqe ndaj zyrtarit të ndeshjes, në bazë të Nenit 48/2/a të KDS, dënohet me 8 (tetë) ndeshje pezullim nga aktivitetet.

4.Lojtari i KF “Oriku”,Ergys Kuci, për protesta ndaj vendimeve zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të Nenit 55/1 të KDS, dënohet me 2(dy) ndeshje pezullim nga të akvitetet.

5.Celjen e hetimit disiplinore për ndeshjen e kampionatit të Kategorisë së Parë midis “ Kastrioti – Egnatia” datë 14.09.2019.