Vendimet e fundit të Komisionit të Disiplinës, ka dënime shembullore për lojtarët

Komisioni i Disiplinës ka publikuar vetëm para pak minutash vendimet e marra për javën që lamë pas në futbollin shqiptar. Atje shihet që mungojnë masat e marra për klubet e Superiores, por në nivelet më të ulëta të futbollit shqiptar dhe tek të rinjtë. Atje shohim edhe disa dënime shembullore sin ë rastin e lojtarit të Klosit, Kristian Meshaj që dënohet me tetë ndeshje pezull për shkak të sjelljeve jo sportive. Gjithashtu Flogert Doma, shoku i skuadrës është dënuar me 6 ndeshje pezull, po aq ssa edhe lojtari i Elbasanit U-19, Imer Hoxha. /Sport Ekspres/

1. FK Tërbuni, për dështim në përmbushjen e përgjegjësive, në bazë të Nenit 64/3/b) të KDS dënohet me gjobë në masën 50.000 (pesëdhjetë mijë) Lekë. Në zbatim të Nenit 116/1/a) të KDS gjoba të aplikohet në masën 50%.
2. Lojtari i KF Klosi, Kristian Meshaj, për sjellje josportive ndaj zyrtarit të ndeshjes, në bazë të Nenit 48/1/a) të KDS dënohet me 8 (tetë) ndeshje pezullim nga aktiviteti futbollistik.
3. Lojtari i KF Klosi, Flogert Doma, për sjellje josportive ndaj zyrtarit të ndeshjes, në bazë të Nenit 48/1/a) të KDS dënohet me 6 (gjashtë) ndeshje pezullim nga aktiviteti futbollistik.
4. FK Elbasani U-19, për dështim përmbushjen e përgjegjësive, në bazë të Neneve 63 dhe 64 të KDS dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) Lekë. Në zbatim të Nenit 116/1/e) të KDS gjoba të aplikohet në masën 3%.
5. Lojtari i FK Elbasani U-19, Imer Hoxha, për sjellje josportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të Nenit 48/1/a të KDS dënohet me 6 (gjashtë) ndeshje pezullim nga aktiviteti futbollistik.
6. KS Vlora U-17, për sjellje të gabuar të spektatorëve, në bazë të Neneve 65/1, 65/3/h) të KDS dënohet me gjobë në masën 200.000 Lekë. Në zbatim të Nenit 116/1/3) të KDS gjoba të aplikohet në masën 3%.
7. Lojtari KS Vlora U-17, Igli Lamaj, për sjellje josportive ndaj kundërshtarit, goditje me grusht, në bazë të Nenit 47/1/e të KDS dënohet me 6 (gjashtë) ndeshje pezullim nga aktiviteti futbollistik.
8. Lojtari KS Vlora U-17, Astrit Hodaj, për sjellje josportive ndaj kundërshtarit, në bazë të Nenit 47/1/d të KDS dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti futbollistik.
9. Lojtari KS Vlora U-17, Dijon Jonuzi, për sjellje josportive ndaj kundërshtarit, në bazë të Nenit 47/1/d të KDS dënohet me 2 (një) ndeshje pezullim nga aktiviteti futbollistik.
10. Lojtari FK Kukësit U-19, Jonuz Kraja për sjellje josportive ndaj kundërshtarit, në bazë të Nenit 47/1/d të KDS dënohet me 1 (një) ndeshje pezullim nga aktiviteti futbollistik
11. Lojtari KF Burreli U-19, Rigers Hastoci, për sjellje josportive ndaj kundërshtarit, në bazë të Nenit 47/1/d të KDS dënohet me 1 (një) ndeshje pezullim nga aktiviteti futbollistik.
12. Rrëzimin e kërkesës së lojtarit të KF Teuta U-19, Artan Jazxhi, si të pabazuar në Kodin e Disiplinës.
13. Rrëzimin e kërkesës së lojtarit të FK Tërbuni, Rigers Dushku, si të pabazuar në Kodin e Disiplinës.
14. Pranim e kërkesës së KF Butrinti U-19. Në bazë të Nenit 30/3 të KDS, KF Oriku U-19 humbet ndeshjen kundër KF Butrinti U-19 në tavolinë me rezultatin 0-3.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *