Vendime si të Gjicit, Kukësi ka vetëm dy rrugë: Merrni premio ose merrni gjoba

Kanë mbetur vetëm tre ndeshje deri në përfundim të fazës së parë të Superiores dhe Kukësi po e shehe veten në një pozitë që nuk e kishte imagjinuar para nisjes së sezonit. Verilindorët renditen në vendin e 7 në tabelë, por me një diferencë prej 2 pikësh nga kreu, që është edhe objektivi i tyre.

Njeriu që njihet për ndëshkime në raste kur rezultatet mungojnë tashmë ka vendosur të ndryshojë strategji. Kështu, sipas asaj që raporton “BalkanWeb”, Safet Gjici ka menduar të tregohet dorëlëshuar me ekipin e tij në rast fitoreje në ndeshjen e radhës ndaj Skënderbeut, duke ofruar një shifër prej 20 milionë lekësh si shpërblim. Por presidenti i Kukësit ka caktuar edhe një tjetër objektiv, ku kërkon 3 fitore në 3 ndeshjet e radhës në kampionat në mënyrë që të vihen në udhëheqje të Superires. Madje edhe në në këtë rast do të ketë një shpërblim të konsiderueshëm për skuadrën.

Por nëse lojtarët nuk motivohen edhe nga zemërgjerësia e Gjicit, atëherë kreu i ekipit të Kukësit ka një plan B, gjoba dhe penalizime. Disi e çuditshme kjo situatë në të  cilën presidenti i verilindorëve i vendos futbollistët dhe trajnerin, pasi kalimi nga premio të majme në gjoba ka një diferencë të madhe dhe nuk sjell ekuilibra në ekip./Sport Ekspres/