“Vendim jetë a vdekje”, Poçetino flet mbi prezencën e Kejn në finale

Finalja e madhe e UEFA Champions League është në prag, me Totenhemin që vijon të jetë në ankth për sa i përket prezencës së kapitenit Herri Kejn. Anglezi mugon prej disa kohësh, kur u dëmtua në sfidën e parë çerekfinale përballë Mançester Sitit.

Pikërisht një ditë më parë mbi këtë çështje ka folur trajneri i “Gjelave”. Mauricio Poçetino ka pranuar se rikuperimi i anglezit po ecën mjaft mirë, por aktivizimi i tij është në pikëpyetje të plotë.
“Jemi të lumtur, pasi të gjithë lojtarët po punojnë fort për t’u rikthyer. Kejn, Uinks si dhe Davinson Sançez. Për sa i përket Kejn është një vendim jetë a vdekje. Jam shumë në dyshim. Nëse ne fitojmë finalen, do të thonë që ishte një vendim fantastik, por në rast se humbit, të gjithë do më kthehen mua dhe do më thonë që ishte faji im…”, përfundoi deklratën e tij Poçetino.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *