Vendim i papritur, sulmuesi kombëtares ndahet me klubin e tij

0

Kjo merkato ka parë shumë futbollistë shqiptarë të ndërrojnë skuadra. Një nga këta futbollistë, është dhe Azdren Llullaku. Sulmuesi, i cili shpeshherë ka veshur dhe fanellën e kombëtares, është larguar nga skuadra e Astrës.

Me ekipin rumun, Llullaku kishte dhe një vit kontratë, por ka rënë dakort me klubin për ndërprerjen e saj. Tashmë, sulmuesi 31-vjeçar është një lojtar i lirë, në pritje të ofertave. Fanellën e Astrës, Llullaku e mbrojti vetëm këtë sezon, ku në 34 ndeshje, shënoi dhe 7 gola, duke qenë një nga lojtarët më të mirë. Në Instagramin e tij, Llullaku njoftoi “divorcin” me Astrën, duke shkruar:

“Aventura ime këtu mbaroi! Dua t’i falënderoj të gjithë anëtarët e kësaj skuadre, ju uroj më të mirat. Fat të mbarë djema, fat të mbarë”.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.