Vendi i lënë bosh nga Kamza, FSHF vendos përfundimisht

Përjashtimi i Kamzës nga Superiorja, madje rrëzimi në Kategorinë e Dytë, solli një rast të paprecedentë në futbollin shqiptar. Vendi bosh i lënë në Kategorinë e Parë nuk ishte i përcaktuar në rregullore se nga kush zihej.

FSHF së fundmi ka vendosur dhe vendi bosh do të zihet nga një prej dy skuadrave humbësve në “play-out”.  “Sektori i Garave në Federatën Shqiptare të Futbollit, në interpretim të rregullores së aktivitetit, dëshiron t’ju informojë në lidhje me skuadrën e cila do të plotësojë numrin e klubeve në Kategorinë e Parë për sezonin 2019-2020.

Dy ekipet që humbasin ndeshjet play-off do të zhvillojnë një ndeshje finale midis tyre për të përcaktuar skuadrën e tretë që do të qëndrojë ose ngjitet në Kategorinë e Parë”, thuhet në njoftimin e Federatës. Kështu, vendet e treta në Kategorinë e Dytë nuk kanë asnjë shans për t’u ngjitur, sikurse edhe Vora e Tomori që e kanë garantuar rënien në të Dytën.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *