Vëmendja e gjitha te Franca, Shqipëria befason me Andorrën në Elbasan (VIDEO)

0

Përmbledhja e golave

90’+4′ Përfundon takimi, Shqipëri-Andorra 2-2. E gjithë vëmendja e tifozëve dhe ekipit ishte te “Arena Kombëtare” për ndeshjen ndaj Francës. Befasohemi në “Elbasan Arena”.

55′ Manaj shpalos nga repertori i tij një gjuajtje të fuqishme nga brenda zonës dhe barazon rezultatin. Pak çlirim te kuqezinjtë. Shqipëri-Andorra 2-2.

48′ Sulmi i parë për pjesën e dytë dhe i njëjti autor. Martinez e dërgon bukur topin në cepin e rrjetës dhe shtang të tanët. Shqipëri-Andorra 1-2.

45′ Mbyllet pjesa e parë. Shqipëri-Andorra 1-1

18′ Aksioni i parë dhe pa asnjë pretendim nga ana e miqëve. Një vendosje e gabuar në mbrojtje e kuqezinjëve dhe befasohen nga ana e Martinez. Pas krosimit që i vjen nga krahu i majtë nga Cervos, e pësojmë. Shqipëri-Andorra 1-1.

7′ Një krosim perfekt nga krahu i djathtë dhe Balaj dërgon topin në rrjetë. Festë për kuqezinjtë, Reja i përmbajtur, por e kërkonte me çdo kusht që ekipi të shënonte në minutat e para. Shqipëri-Andorra 1-0.

3′ Ndoj gjen golin me kokë, por arbitri e anullon për faull.

1′ Nis takimi.

Para ndeshjes

Shqipëria do të ndeshet kundër Andorrës, në takimin e vlefshëm për kualifikueset e Europianit. Formacioni zyrtar është bërë publik vetëm para pak minutash. Trajneri Reja ka vendosur që të luajë me dy sulmues, duke mos e ndryshuar skemën e tij.

Kamberi nuk është i gatshëm për të luajtur për shkak të një dëmtimi. Pikërisht për këtë arsye, tekniku italian ka vendosur që nga minuta e parë të hedh në sulm futbollistë si Balaj dhe Manaj. /Sport Ekspres/

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.