Vëllazërorja po kthehet në katastrofë, Kosova na jep leksion

Shqipëria dhe Kosova do të ndeshen sot në orën 20:00 në Zyrih të Zvicrës. E cilësuar si një “vëllazërore”, kjo mund të konsiderohet si e para sfidë e vërtetë, pasi në 2015-ën Kosova dhe Shqipëria e kthyen në festë ndeshjen e zhvilluar në Prishtinë, kjo për faktin se Shqipëria ishte kualifikuar në Europian. Sa i përket formacioneve, Kosova vjen me shumë mungesa, dhe me një debutues si Ismajli, i cili ka qenë kapiten i moshave të Kosovës. Në anën tjetër trajneri Kristian Panuçi aktivizon për herë të parë debutuesit Sindrit Guri dhe Emanuele Ndoj. Po ashtu Lika ka zënë vend në krahun e majtë të mbrojtjes, në mungesë të Lenjanit të dëmtuar.

 

Kosovë 3-0 Shqipëri

Shënues: Zeneli 20′, 51′, Zhegrova 67′

GOLAT

20′ – Halimi vertikalizon për Zenelin, i cili i vetëm me Berishën nuk gabon

51′ – Sërish gabim i lojtarëve kuqezi, Zeneli merr një top dhe në hyrje të zonës godet fort, duke shënuar golin e dytë.

67′  – Zhegrova tenon të harkojë, por topi nuk preket nga askush dhe përfundon në rrjetë.

 

FORMACIONET

Kosova: Ujkani, Aliti, Ismajli, Rrahman, Vojvoda (Krasniqi 68′), Shala (Taipi 90′), Halimi, Rashica (Zhegrova 59′), Zeneli (Përdedaj 87′), Avdijaj, Muriqi (Nuhiu 62′). Trajner: B. Shaland. (Të gatshëm: Hajdini, Maloku, Feka, Xhemali, Broja, Dallku, Berisha).

Shqipëria: Berisha, Lika, Veseli, Gjimshiti, Hysaj, Ndoj (Abazaj 69′), Ramadani, Qaka (Manaj 44′), Guri (Mavraj 67′), Roshi (Lilaj44′), Cikalleshi. Trajner: K. Panuçi. (Të gatshëm: Hoxha, Selmani, Ajeti, Memolla, Lenjani, Gavazaj, Balaj).

Kartonë të verdhë: Ujkani 35′, Krasniqi 76’ / Roshi 32′, Lika 57′

Gjyqtarë: A. Bieri.

 

PJESA E PARË

Mbyllet pjesa e parë më avantazhin e përfaqësueses së Kosovës. Më kërkuese skuadra e teknikut Shaland, që ka rrezikuar më shumë. Kosova e gjeti golin me anë të Zenelit. Halimi, rrëmbeu një top nga mbrojtja kuqezi dhe u tregua i saktë me vertikalizimin e tij, për autorin e golit në minutën e 20-të. Më pasive skuadra e Panuçit, që ka rrezikuar shumë pak skuadrën e Ujkanit në 45 minuta e para.

EPISODET

13’ – Rashica depërton nga e djathta dhe pason në qendër, topi nuk arrihet nga askush brenda zone.

15’ – Veseli gabon, Avdijaj i rrëmben topin e niset drejt portës së Shqipërisë. Deçizive ndërhyrja e Berishës, i cili i mohon golin.

37’ – Cikalleshi tenton nga një goditje dënimi, topi përplaset në mur.

65′ – Kundërsulm i shpejtë i Kosovës, Zhgrova provon nga distanca, me një goditje spektakolare, por në të njëjtën mënyrë i përgjigjet Etrit Berisha.

74’ – Sërish gabime nga skuadra kuqezi, Bernard Berisha pason për Zenelin, i cili ka një mundësi për të rrezikuar, por këtë herë Etrit Berisha e ndal.

76’ – Pas harkimit nga këndi provon Rrahmani, por nuk ndalet nga mbrojtja kuqezi ,Halimi tenton sërish, por pa rezultat.

77’ – Balaj provon me një goditje me kokë nga brenda zone, duke regjistruar goditjen e parë në kuadrat, por pa rrezik.

81’ – Abazaj futet brenda zone dhe provon goditjen, por pa rrezik për Ujkanin.

85’ – Cikalleshi godet me të majtën, por nuk gjen dot kuadratin e Ujkanit.

90+1’ Taipi provon pas një aksion të gjatë të Kosovës, vetëm shtylla i mohon golin e katërt kosovarëve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *