Vëllai i Zaha e thotë troç: Është ëndrra e tij, shiteni tek Arsenali

Uilfred Zaha kërkon të largohet medoemos nga Kristal Palas. Arsenal e kërkon prej disa javësh, por drejtuesit e Palas kërkojnë të paktën 100 milionë paundë për kartonin e 26-vjeçarit, shumë kjo që nuk mund të përballohet nga “topçinjtë”.

Vëllai i futbollistit ka folur për mediet angleze duke iu lutur drejtuesve të klubit të gjejnë në një marrëveshje: “Uilfredi do ta kujtojë gjithmonë me respektin më të madh Kristal Palasin dhe tifozët e klubit. Mbështetja që ai ka marrë prej tyre është gjithçka për të, por ka qenë ëndrra e tij që në fëmijëri që ai t’i bashkohet Arsenalit”.

Duke parë gjithë ato gjëra që vëllai im ka bërë për të mbajtur klubin në Premier League shpresoj që drejtuesit të bien në një kompromis për të lënë të shkojë tek Arsenali, klub të cilin e ka mbështetur që në fëmijëri”, tha vëllai i Zaha.

Sipas “The Sun”, lojtari po mendon të bojkotojë stërvitjen, taktikë kjo që ndodh shpesh kur futbollistët duan të vënë në një pozitë të vështirë klubet që s’pranojnë t’i shesin.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *