Vëllai i Ronaldos i sigurt: Kristiano, pjesë e historisë së Serie A

Kristiano Ronaldo do të provojë një eksperiencë të re në Itali, pasi u transferua nga Reali i Madridit te Juventusi. Portugezi kishte nevojë për stimuj të rinj dhe spanjollët nuk e penguan të largohej. Hugo Aveiro, vëllai i CR7-ës, ka folur për kalimin e të vëllait në Serinë A.

“Unë mendoj se vëllai im do të jetë i suksesshëm edhe te Juventusi, që është një klub i jashtëzakonshëm dhe që do ta ndihmojë atë të arrijë rezultate të shkëlqyera” ka thënë mes të tjerash Aveiro në një intervistë për “Gazzeta dello Sport”.

“Do të japë gjithçka që ka për ta mbajtur veten në këto nivele, ai do të jetë pjesë e historisë së kampionatit italian. Për të është një sfidë e re dhe ai gjithmonë do që të ketë sfida të reja përpara”, ka deklaruar vëllai i Kristiano Ronaldos.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *