Vëllai i Naingolan ka mbetur i shtangur: Raxha s’do të ndryshojë kurrë

0

Raxha Naingolan nuk po kalon një moment të mirë tek Interi. Karakteri problematik i belgut është rishfaqur gjatë javëve të fundit. Së fundmi klubi e dënoi më një ndeshje pezullim për shkak të vonesave të përsëritura në stërvitje. Si të mos mjaftonin këto, paraqitjet e 30-vjeçarit në Serie A kanë qenë zhgënjyese.

I vëllai i futbollistit, Manuel Naingolan, ka dhënë një intervistë për medien belge “Het Latste Nieuws”, ku ka lëshuar disa deklarata shumë të forta në lidhje me gjendjen mendore të të afërmit të tij.

“Nuk e di ç’po ndodh me të. E marr në telefon, por nuk më përgjigjet. Kam frikë se mos ka disa probleme në jetën familjare. Njerëzit më thonë se duhet të jem më i ashpërt me të, por fjalët e mia nuk kanë asnjë lloj efekti tek ai. Ndihma e një psikologu? Ndoshta do ta ndihmonte për të paktën një javë, por më pas ai do t’i rikthehej huqeve të vjetra, siç ka bërë gjatë të gjithë jetës së tij”

“Mendoj se jep më pak se gjysmën e asaj që ka, duke ditur çfarë talenti ka ai. Problemet me kombëtaren? Nuk ndryshuar opinion në lidhje me këtë çështje. Roberto Martinez duhet ta grumbullonte, pasi një trajner i madh di së të menaxhojë një karakter të vështirë si Raxha”, tha i vëlllai i mesfushorit belg.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.