Vëllai i Dibala “thumbon” trajnerin e Argjentinës, Skaloni sqaron çështjen

0

Fillimi i sezonit nuk ka nisur në mënyrën më të mirë për Paulo Dibala, i cili në tre ndeshjet e para me Juventusin ka luajtur vetëm 100 minuta. Në ndeshjen me Lacion ai qëndroi në pankinë, ndërsa ka menduar që kombëtarja mund t’i jepte pak gëzim.

Argjentina luajti përballë Kolumbisë, por 24-vjeçari nuk ishte pjesë e formacionit. Trajneri Lionel Skaloni preferoi Mezën si titullar, ndërsa Dibalasë i dhuroi 35 minuta në pjesën e dytë.

I vëllai i lojtarit të Juventusit, Gustavo Dibala, ka reaguar në rrjetet sociale, kur ka parë formacionin titullar të Argjentinës dhe faktin që Paulo ishte në stol. “Meqenëse nuk mund të fitojnë para nga ti, nuk luan”, ka ironizuar Gustavo.

Në fund të ndeshjes Skaloni dhe Dibala u shfaqën së bashku dhe trajneri foli për situatën në fjalë: “Vërtetë mendoni që unë kam një problem me Dibala? Paulo është një fenomen. Ai është një futbollist i madh, mos të krijojmë një rast budallallëku, të vazhdojmë përpara dhe jo mbrapa. Duhet të rreshtohemi të gjithë në të njëjtin drejtim”.

Nuk ka munguar as komenti i 24-vjeçarit, i cili ka tentuat të shuajë polemikat e krijuara nga i vëllai. “Familjarët dëshirojnë të të shohin gjithmonë duke luajtur, por unë kam një raport të mirë me trajnerin. Nuk është e nevojshme të merremi me këto gjëra. Skaloni është trajneri dhe duhet të respektojmë skuadrën që zgjedh të luajë.

Grupi është i mirë, plot me djem që duan të japin gjithçka në fushë dhe është momenti, si gjithmonë, për të t’u rreshtuar të gjithë në të njëjtin drejtim”, përfundon Paulo Dibala.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.