Vdekja e Astorit, nisin hetimet

0

Mbetet e rrethuar me mister vdekja e mbrojtësit italian Davide Astori, i cili u gjet i vdekur dje në dhomën e hotelit në Udine, ku Fiorentina ishte grumbulluar para ndeshjes së kampionatit.

Kapiteni i Fiorentinës, 31 vjeç, kishte pësuar një arrest kardiak, ky është versioni i parë zyrtar, por nesër do të zhvillohet autopsia, me urdhër të Prokurorit në Udine, Antonio De Nikolo.

Ky i fundit ka hapur një hetim “për vrasje me autor të panjohur”, një procedurë e detyruar, derisa të sqarohet realisht ngjarja, sepse “është e çuditshme që të ndodhë diçka e tillë me një profesionist kaq të monitoruar, pa asnjë shenjë paralajmëruese”.

Dje paradite lojtarët e Fiorentinës zbritën për të ngrënë mëngjes dhe kur Astori nuk po dukej, një masazhator shkoi ta thërriste, por e gjeti në dhomë, pa jetë. I fundit që e kishte takuar Astorin ishte portieri Marko Sportielo, para mesnatës.

Funerali i futbollistit fatkeq do të zhvillohet të enjten paradite.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.