Vdekja e Astorit, flet doktori specialist: Një rast në 100 mijë, patologji e fshehur

Karlo Trankuili ka qenë mjek i Italisë U-21: E pamundur të eliminosh rrezikun, por Italia është më e përgatitura dhe bën kontrolle të detyruara. i kemi shmangur 89% këto raste

Të eliminohet rreziku i vdekjes së menjëhershme është e mundur. Kontrollet te atletët profesionistë mund të reduktojnë shumë mundësinë (deri në 89%) por nuk mund t’i eliminojnë plotësisht. Profesor Karlo Trankuili, specialist i mjekësisë së sportit dhe për shumë kohë pjesë e stafit mjekësor të Kombëtares U-21, në lidhje me vdekjen tragjike të kapitenit të Fioretinës, Davide Astori, ka bërë një përmbledhje se si kontrollet funksionojnë në Itali. “Fatkeqësisht, nuk ka asgjë të re. Me kontrollet ulet shumë rreziku i vdekjes së menjëhershme, por nuk mund të shmanget 100%”.

Në Itali, ku ka një ligj me detyrim që imponon një skedë sanitare për profesionistët e sportit, kontrollet janë më të gjëra se sa në vendet e tjera: “Në vendin tonë bëhen më shumë kontrolle dhe ashtu si ne janë pak vende në botë. Me “screening” që bëjmë dhe kontrollet përpara ndeshjeve për atletët profesionistë mund të ulen rreziqet e vdekjes së menjëhershme deri në 89%. Sidoqoftë, më përgjithësisht edhe me një elektrogramë të thjeshtë të lexuar mirë nga mjeku shmangen shumica e rasteve”.

Patologji – “Por, për fat të keq”, vijon specialisti i mjekësisë sportive – “ka edhe patologji që nuk arrihen të kapen. Në sportistët nën 35-vjeç mund të ndodhin patologji të fshehura si kardiomiopati hipertrofike apo displazi aritmogjene. Këto tipe patologjie mund të ngjallin dyshime, por vështirë që të zbulohen. Ka më pas, tre Olimpiada në cv, dhe në të kaluarën e mjekësisë sociale dhe shtetërore, pranë shumë federatash sportive dhe kombëtare për të cilat ka zhvilluar, ashtu edhe si për Komitetin Olimpik Italian, konsulencë shkencore – patologji që lidhen me sëmundje infektive që mund të sjellin edhe miokardit. Në Itali, atletët profesionistë janë të detyruar që të bëjnë të paktën çdo gjashtë muaj kontrolle (prova sforcimi dhe shumë analiza), por mbetet rreziku i një vdekje të menjëhershme. Ashtu si edhe statistikat tregojnë, kjo mund të verifikohet te një atlet çdo 100 mijë, nën moshën 35 vjeç. E njoha Astorin edhe pse nuk ishte pacient i imi. E mbaj mend serioz”.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *