Vdekja e Ali Memës, ngushëllime edhe nga Partizani e presidenti Duka

Sot u nda nga jeta një nga ikonat e futbollit Ali Mema, i ati i trajnerit aktual të Tiranës, Ardian Mema. Menjëherë, futbolli shqiptar ka shprehur ngushëllimet. Klubi i Tiranës njoftoi fillimisht për ndarjen nga jetë të Memës dhe më pas, klubi i Partizanit dhe vetëm presidenti i FSHF-së, Armando Duka kanë shprehur ngullëshimet e tyre.

Presidenti i FSHF-së, Duka shkroi: Të dashur miq të familjes së madhe të futbollit, me hidhërim kam mësuar lajmin e trishtë të ndarjes nga jeta të Ali Memës, një ish-mesfushor i shkëlqyer i Tiranës dhe ekipit kombëtar, drejtues futbolli dhe mik i mirë. Në këtë moment hidhërimi për futbollin shqiptar dua ti shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes dhe të afërmve. Ai ishte një ikonë e futbollit shqiptar dhe një nga më të ndriturit e familjes simbol të futbollit të Tiranës, dhe si i tillë do të kujtohet gjithmonë nga komuniteti futbollit”.

Ndërsa ekipi i Partizanit shfrytëzoi faqen zyrtare në Facebook për të shprehur ngushëllimet e tyre për ndarjen nga jeta të Ali Memës, duke shkruar: “Klubi Partizani përcjell ngushëllimet më të sinqerta familjes dhe të afërmve, për ndarjen nga jeta në moshën 76 vjeçare të ikonës së futbollit Ali Mema. Ali Mema një prej yjeve të Futbollit tonë të viteve 60 – 70, emblemë e klubit të Tiranës dhe ekipit tonë kombëtar, përgjatë karrierës së tij ka luajtur edhe për ngjyrat e Vllaznisë dhe Partizanit. FK PARTIZANI i gjendet pranë familjes Mema në këtë moment të vështirë. U prehsh në paqe Ali Mema!”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *