Vazhdon sherri në Beograd, pas racizmit ndaj brazilianit

0

Nuk ka fund historia e shëmtuar e ndeshjes derbi Rad-Partizan në Beograd, luajtur fundjavën e shkuar. Në atë takim futbollisti i Partizanit, Everton Luiz, u ofendua gjatë gjithë ndeshjes me kore raciste dhe imitime majmunësh, derisa në fund të takimit braziliani e humbi qetësinë, u tregoi gishtin e mesit tifozëve dhe doli io përlotur nga fusha.

Tani vjen reagimi i ashpër i zëvendëspresidentes së Radit, duke fyer edhe ajo futbollistin, nëpërmjet faqes së saj në Facebook: “Kthehu në Brazil dhe tregoju gishtin e zi brazilianëve. Tërë këto lajme për lojtarin e ‘madh’ Everton që ndodhën në ndeshjen mes Radit dhe Partizanit janë të njëanshme dhe të këqija, edhe lotët janë falsë. Siç duket ne duhet të respektojmë të tjerët më shumë se veten, të jemi krenar kur Partizani i Titos ka shtatë lojtarë të huaj dhe pastaj të qajnë me lot të rrejshëm dhe të thonë: ‘E dua Serbinë, e kam si shtëpi timen’. “Pse nuk shkon në Brazil ta ngresh gishtin e zi ndaj brazilianëve dhe shaji me nënë ata, pastaj çdo gjë do të jetë në rregull!”.

Everton: Zavoleo sam Srbiju, suze same krenule...

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here


CAPTCHA Image
Reload Image