Vazhdon revolucioni i stadiumeve, klubi i Serie A prezanton “shtëpinë” e re

Serie A është një ndër kampionatet ku shpenzohen shuma të çmendura parash, por në aspektin e stadiumeve, klubet italiane çalojnë ndjeshëm krahasuar me kampionatet e tjera elitare në Europë.

Megjithatë, puna ka filluar dhe së shpejti nëpër të gjithë Italinë do të hapen kantier për stadiume të rinj. Pas Romës, Bolonjës dhe Fiorentinës, klubi i fundit që ka bërë publik planin për stadiumin e ri është Kaljari.

Skuadra nga Sardenja pret që të nesërmen të marrë miratim unanim nga anëtarët e këshillit bashkiak, vendim ky që do t’i hapë rrugës ndërtimit të një stadiumi prej 30000 vendesh, që është pjesë e projekteve që do të mbështesin iniciativën e shtetit dhe federatës italiane për të zhvilluar Europianin e 2028-ës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *