Vazhdon kërkimi për pasuesin e Godin, Simeone veçon tre mbrojtës

Atletiko e Madridit interesohet për Mario Hermozon. Spanjolli është një lojtar shumë interesant. Me paraqitjet e tij të mira ai ka tërhequr interesin e klubeve si Barcelona dhe Atletiko. Këta të fundit e kanë jetike ardhjen e një mbrojtësi me cilësitë e tij. 24-vjeçari arrin të mbulojë qendrën dhe krahun e majtë të mbrojtjes.
Çmimi i lartë që Espanjoli i ka caktuar yllit të saj i step disi drejtuesit madrilenë. Katalanasit e vlerësojnë plot 40 milionë euro, ndërkohë që kontrata e tij skadon vitin e ardhshëm dhe Simeone mund të presë për ta marrë falas. Për këtë Atletiko ka gati planin rezervë.

Nikolas Otamendi dhe Dalej Blind janë dy opsionet e tjera në rast të dështimit të operacionit “Hermozo”. Blind ashtu si Hermozo arrin të mbulojë qendrën dhe krahun e difensivës. Gjithsesi, shkëputja nga Ajaksi duket e vështirë. Nikolas Otamendi është mundësia më e arritshme. E vetmja pengesë këtu është paga e lartë që argjentinasi merr te Siti.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *