Vazhdon hegjemonia e SHBA-ve, kampione bote për të tretën herë radhazi

Përfaqësuesja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në basketbollin e femrave ka arritur një tjetër triumf historik. Vajzat amerikane janë shpallur për të dhjetën fitues të Botërorit të basketbollit, duke mundur Australinë me rezultatin 73 – 56.

Një dominim ky absolut i SHBA-ve, që e fitojnë për të tretin edicion radhazi këtë turne dhe nuk njohin humbje që prej vitit 2006, ku në 12 vite kanë fituar 22 ndeshje.  Lojtarja më e dalluar e takimit ishte Britni Grinër me 15 pikë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *