Vazhdon dominimi i PSG-së në Francë, vlerësohen tre futbollistët

0

PSG fitoi sërish titullin kampion në Francë dhe duket se dominimi i kryeqytetasve do të vazhdojë edhe për disa sezone të tjera. Përveç skuadrës, edhe disa futbollistë janë vlerësuar me çime individuale. Në formacionin më të mirë të vitit në Ligue 1, PSG përfaqësohej nga plot 6 futbollistë. Kilian Mbape, Markuinjos dhe Tiago Silva ishte vlerësuar më herët për sezonin e tyre, ndërsa sot, janë vlerësuar dhe 3 futbollistë të tjerë.

Marko Verrati, Nejmar Zhunior dhe Angel Di Maria kanë marrë çmimet e tyre për prezencën në formacionin më të mirë të vitit, sot në “Parc de Price”. Mesfushori italian ka bërë një sezon të shkëlqyer në Ligue 1, duke qenë “truri” i suksesit të PSG-së në fushë.

Ndërsa Nejmar, qëndroi për shumë javë jashtë fushave të lojës për shkak dëmtimi, por sërish ia doli që të jetë në 11 lojtarët më të mirë të këtij edicioni futbollistik. Di Maria tregoi se mosha për të nuk është një problem dhe argjentinasi ishte një nga lojtarët më të palodhur në krah të sulmit, duke asistuar dhe shënuar shumë herë për kampionët e Francës.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.