Vazhdojnë surprizat e Kapllanajt për Bylisin, i merr Shënkollit një mesfushor

0

Dje në mbrëmje, Presidenti i Bylisit, Besnik Kapllanaj, ka zhvilluar në fshehtësinë mediatike një “operacion” të merkatos në skuadrën e tij. Burime pranë klubit ballshiot konfirmuan për SportEkspres.com se është rënë dakord në parim me mesfushorin 20-vjeçar të Shënkollit, Serxhio Ujka, i cili ka qenë i huazuar te kjo skuadër nga Laçi.

Te skuadra e Shënkollit deklarojnë se Ujka ka marrë largimin, por ende nuk i dinë adresën e saktë se me cilën skuadër do të vazhdojë. Ndërkohë që, familjarë dhe të afërm të tij konfirmojnë bisedën me Kapllanaj të Bylisit, por sipas tyre, ditën e mërkurë do të vendoset, kur Bylisi do të luajë miqësoren me Tiranën.

Mesfushori Ujka ishte i huazuar nga Laçi te Shënkolli në pjesën e parë të këtij sezoni, dhe oferta e Bylisit  do të jetë përvoja e dytë e tij në Kategorinë e Parë. Te Laçi ai ka patur pak hapësira dhe më pas është huazuar te lezhjanët.  14 ndeshjet e sezonit në vazhdim i luajti me fanelën e Shënkollit, ku në grupin A skuadra grumbulloi 17 pikë dhe u rendit në vendin e 7-të.

AGRON KAJA

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

http://sportekspres.com/wp-content/uploads/2019/02/fotoblinibilta.jpeg